KLLOUN I RUSISE, Ç’PATE ME SHQIPERINE/ KUSH ESHTE GAZETARI IRLANDEZ QE U SHPALL NON GRATA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra dhe ironike ndaj gazetarit irlandez Chay Bowes, pas vendimit të Bashkimit Europian për ta përfshirë atë në listën e personave të sanksionuar për aktivitetet e lidhura me propagandën ruse. Në një postim në rrjetin social X, Rama nuk i ka kursyer etiketimet ndaj gazetarit, duke e cilësuar si një “klloun të propagandës ruse” dhe duke pretenduar se ai paguhet nga Moska për të përhapur narrativat e saj. “Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia”, shkruan kreu i qeverisë, duke e shoqëruar mesazhin me simbolin e një kllouni. Por Rama nuk është ndalur vetëm te vendimi i Brukselit. Ai ka ngritur edhe çështjen...
Burimi:
ntv.al