Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Hidhen themelet e Shtëpisë-Muze për Dritëro Agollin, për të ruajtur dhe shpalosur veprat e shkrimtarit të shquar
Në një moment të rëndësishëm për kulturën dhe kujtesën kombëtare, në fshatin Menkulas të Devollit janë hedhur themelet e Shtëpisë-Muze kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.Shtëpia-muze do të shërbejë si një hapësirë e gjallë për të ruajtur kujtimin e tij, për të ekspozuar dorëshkrime, objekte personale, fotografi dhe materiale arkivore, si dhe për të organizuar aktivitete kulturore që lidhen me trashëgiminë letrare shqiptare.Vajza e shkrimtarit Elona Agolli u shpreh për RTSH se “Do të ketë një mundësi dhe një hapësirë të posaçme dedikuar edhe traditave të familjes Bektashiane, historisë familjare të shkrimtarit Dritëro Agollit.” ~ Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj nënvizoi se ,”Dritëroi ishte një personalitet i këtij kombi, ka qenë deputet i këtij populli i cili me veprat dhe fjalët e...