HETIMET PËR KUSHNER DHE GUILFOYLE HYJNË NË NJË FAZË TË RE. KU HYN SHQIPËRIA?
Emri i grupit grek Aktor del në dy dokumente me rëndësi për Shqipërinë. Në prill, Aktor LNG USA ishte palë në marrëveshjen 20-vjeçare për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan. Në nëntor, një letër nga Kongresi amerikan përmend dyshimet se Kimberly Guilfoyle, gjatë mandatit si ambasadore në Athinë, u kishte kërkuar qeverive të Ballkanit të lidhnin kontrata me grupin grek. Në ceremoninë e prillit në Tiranë, Guilfoyle ishte e pranishme përkrah kryeministrit Edi Rama. Më 18 nëntor, Robert Garcia, demokrati kryesor në Komisionin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi ish-ambasadores një kërkesë me shkrim për të ruajtur dokumentet dhe komunikimet e saj. Një letër të veçantë ia dërgoi Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit Donald Trump, i cili ka interesa private në projektin turistik...
Burimi:
ntv.al