Heshtja e Real Madridit, që mund të merret si injorim total i “Topit të Artë”

Heshtja e Real Madridit, që mund të merret si injorim total i “Topit të Artë”

Ka heshtje që flasin shumë… Një shembull i qartë është ajo që ndodhi të enjten, më 7 gusht 2025, kur “France Football” shpalli 30 kandidatë për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, që do të ndahet më 22 shtator në Paris. Edhe pse Real Madridi ka tre të nominuar; Vinicius, Mbappé dhe Bellingham, klubi madrilen nuk e bëri publike me pompozitet këtë fakt, ndryshe nga herët e tjera. Tradicionalisht, Real Madridi i kushton një hapësirë të veçantë në faqen e tij zyrtare, rrjetet sociale, madje edhe në televizionin e klubit të gjitha nominimeve, qoftë për “Topin e Artë”, apo edhe çmimet e tjera si “Kopa” (për lojtarët nën 21 vjeç), “Yashin” (për portierin më të mirë) apo “klubi më i mirë i sezonit”. Në vitin 2024,...