Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat përvëluese

Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat përvëluese

“Në rrezik jemi gjithë kohës, nuk di ku shkel. Nuk din ça ka aty, apo diçka mund të shpërthejë”. Rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët, këta janë heronjtë e heshtur, zjarrfikësit. Ersilio Bodlli, është një prej tyre, më i riu në skuadër. Ai është 21 vjeç, dhe prej një vitit e gjysmë i është bashkuar shërbimit të zjarrfikësve në kryeqytet. Dëshira për të ndihmuar të tjerët, ishte arsyeja se përse zgjodhi këtë profesion, ndërsa tregohet i gatshëm në çdo moment, sa herë që alarmi bie për të ndihmuar qytetarët në rrezik. “Dëshira për të ndihmuar dikë tjetër. Profesion me...