Heqja e masave ndaj Kosovës, “gishti i fajit” po drejtohet nga Kallas, ja çfarë po pret Brukseli nga Prishtina

Heqja e masave ndaj Kosovës, “gishti i fajit” po drejtohet nga Kallas, ja çfarë po pret Brukseli nga Prishtina

Marsela SHYTIA Edhe pse kanë kaluar shumë muaj pas vendosjes së masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, përfshirë ngrirjen e fondeve dhe pezullimin e vizitave të nivelit të lartë, rezulton se këto sanksione nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj politik. Megjithatë, ndikimi i tyre është ndjerë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Në mungesë të një konsensusi të qartë brenda vetë Bashkimit Evropian mbi heqjen e këtyre masave, pasiguria vazhdon të mbizotërojë dhe të formësojë klimën politike dhe institucionale. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e Prishtinës dhe përkrahjes nga Parlamenti Evropian,...
Burimi: Sot.com.al