Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Henry i VIII-të i Anglisë, nga të huajt veç shqiptarët i mbajti në ushtri
Ardian Muhaj “Mbreti (Henry VIII i Anglisë) nuk do të mbajë ma asnji të huaj përveç shqiptarëve”. Kështu shkruhej tekstualisht në letrën e 17 dhjetorit 1545 që Lordi Paget shkruante nga Kaleja (Calais) që në atë kohë ishte në duart e anglezëve, në të cilën raporton mbi vendimet e Këshillit të Shtetit anglez, ku kërkohej shprehimisht që të lirohen nga detyra të gjitha trupat e huaja në shërbimin anglez, përveç shqiptarëve. Për ta lidhë me mjerimin tonë sot mbas katër shekujsh e gjysmë, kujtojmë se Kale ose Calais asht qyteza franceze që ndodhet në bregun përballë portit të Doverit në Angli. Sot, asht qyteza ku nis kalvari i mjerimit të qindra mijra emigrantëve shqiptarë që tentojnë kalimin me të gjitha mjetet e mënyrat drejt Anglisë....