Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital
👁11961
Një ditë pas alarmit në rrjetet sociale për një rast të dyshuar helmimi në Kopshtin Nr.1 të Gramshit, policia “thyen heshtjen” dhe konfirmon se çështja po hetohet. Gjithçka nisi më 24 maj, kur gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me shenja helmimi. Dyshimet e para flasin për një infeksion nga salmonela, i marrë përmes ushqimit të servirur në institucionin parashkollor. Pas shpërthimit të lajmit në rrjet, Specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet dhe materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Elbasanit. Policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar, dokumentacionin mbi furnizimet ushqimore të kopshtit, dhe ka...