No Image Available

Helmimi i 7 fëmijëve në Vlorë, uji i pijshëm shkaku? Analizat zbulojnë ndotje fekale, të prekur edhe të rritur

foto ilustruese VLORË- Një ditë pasi shtatë fëmijë të kopshtit nr. 10 në Vlorë përfunduan në Pediatrinë e spitalit të qytetit me probleme shëndetësore, dyshohet se shkak është bërë helmimi nga uji i kontaminuar. Raportohet, se sipas rezultateve të analizave të kryera në depozitën e ujit të kopshtit nr. 10, është evidentuar prani e ndotjes fekale, duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme me rastet e fëmijëve të paraqitur në spital. Mësohet se analizat e mostrave të marra nga depozita kanë konstatuar fillimisht prani të amoniakut dhe mungesë të klorit, ndërsa rezultatet e fundit kanë evidentuar edhe ndotje fekale. Ndërkohë, përveç fëmijëve, në Spitalin Rajonal të Vlorës raportohet për shtim të pacientëve me simptoma diarreje dhe të vjella. Në spital janë paraqitur edhe persona të...