Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hekurudhë afro 8 km nga Porto Romano në Sukth, Autoriteti Portual Durrës hap tenderin me vlerë mbi 23 milionë lekë
Autoriteti Portual Durrës ka hapur një tender me vlerë 23,682,375 lekë për të hartuar Projektin e detajuar teknik “Linja hekurudhore Porti Porto Romano -Sukth”. Pas ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano, ende projekt në fazë tenderimi, synimi është që transporti i mallrave të bëhet përmes rrjetit hekurudhor shqiptar. Kjo linjë e re hekurudhore me gjatësi 7879 metra do të jetë vetëm në funksion të transportit të mallrave dhe do të jetë pjesë integrale e hekurudhës Durrës-Tiranë, thuhet në dokumentet e tenderit. Edhe kjo linjë hekurudhore që do të lidhet me stacione te hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë e elektrifikuar. Të gjitha kompanitë e interesuara për këtë tender duhet të dorëzojnë ofertat deri më 08 shtator 2025. “Parametrat teknike të ndërtimit të linjës hekurudhore...