Hekurudha e re/ ‘Duhet të jemi falenderues që po vjedhin pak…’, Teliti: Tarifë korrupsioni, do paguhet nga taksat tona
Për ekspertin e ekonomisë, Dorian Teliti projekti hekurudhor Tiranë-Durrës, është një projekt, vlera e të cilit është dyfishuar me nga 20% do vit. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Teliti nuk e kurseu ironinë, lidhur me projektin ku tha se duhet të jemi falenderues që po vjedhin kaq pak. Sipas Telitit, sa i përket pojektit hekurudhor, autoritetet institucionale duhet të kishte një diskutim të gjerë publik, me ekspertë dhe konsultim institucional. Eksperti u shpreh gjithashtu se projekti është denoncuar që në fillesat e tij, më 2016 nga ana e PD. Është shtyrë projekti me 5 vite dhe vlera është dyfishuar me 20% çdo vit, të jemi falenderues që po vjedhim pak…sa amatorë janë në kryerjen e punëve dhe treguesi i radhës është klienti...
Burimi:
syri.net