Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky institucion ka bërë me dije se ka aprovuar kredinë me vlerë 30 milionë euro. Këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Kjo hua  plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti. Në total fondi për ndërhyrjen në këtë segment hekurudhor është mbi 120 milionë euro. Projekti strategjik parashikon që  të rehabilitojë dhe elektrifikojë afërsisht 34 km hekurudhë midis qytetit portual të Durrësit dhe...