Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë
2 September, 2026 - 12:43 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Me këtë rast, Haxhiu i uroi ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen më tej. Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, veçanërisht në fushat politike, ekonomike, zhvillimore dhe të sigurisë. „Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë“, tha Haxhiu. Në takim u...
Burimi:
kultplus.com