Haxhiu: Çdo grua të mos e shtyjë kontrollin për nesër
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë në aktivitetet e “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku janë shpërndarë edhe pako onkologjike për gratë që po përballen me këtë sëmundje. Gjatë aktivitetit, Haxhiu tha se prania e institucioneve pranë pacienteve synon të përcjellë mbështetje dhe solidaritet, si dhe të adresojë sfidat me të cilat ato përballen gjatë trajtimit. Ajo u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të mos i shtyjnë kontrollet. “Prandaj, i bëj thirrje edhe sot çdo gruaje që kontrollin mos ta shtyjë për nesër, pra që menjëherë t’i bëjnë kontrollet. Mamografia është falas”, tha Haxhiu. Ajo kërkoi gjithashtu nga familjarët e grave...
Burimi:
kultplus.com