Haxhi Zeka sipas nipit dhe bashkëluftëtarit të Isa Boletinit

Haxhi Zeka sipas nipit dhe bashkëluftëtarit të Isa Boletinit

Nga: Tafil Boletini (Kujtime I) Pse ka luftue Isniqi me Gash? Katundin Isniq me katundet Deçan e Cëmobreg i ndan lumi Bistrica, që rrjedh nga malet e larta. Tokat e të dy palëve vaditen në të dy anët me ujin e këtij ulmi, i cili ka shkaktue shumë gjakderdhje nga të dy anët pa ndërpremje. Konflikti ka qenë i vazhdueshëm. Nji nga familja Dobra, i Cëmobregut, e nxen nji magjup rrogtar të Çetës së Isniqit dhe e burgos. Çetajt e Isniqit, si kundërpërgjigje nxanë nji cernabregas dhe e burgosin në katun. Kjo ngjarje pezmaton të dy fiset. Burrat e Gashit grumbullohen në Deçan e Cernobreg, po edhe Isniqi pregatitet. Paria e të dy palëve përpiqen mjaft për me e shue konfliktin në mënyrë paqësore. Ngjarja...