Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hasani me anëtarët e Bundestagut: Gjermania, partner kyç për reformat dhe integrimin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz. Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të tyre. Ministri në këtë takim ka vlerësuar Gjermaninë si partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë. “Gjermania është një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Gjatë takimit të sotëm me Tilman Kuban dhe David Preisendanz, anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në...