Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Hasani, avokat i farsës’/Berisha: Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, jo MPJ
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm, Igli Hasani duke e quajtur “narko-ministri” madje e ka cilësuar atë si një avokat i farsës elektorale të 11 majit. Në një dalje për medait, Berisha ngriti pyetjen se si mund të dërgohej një letër nga ministri i Jashtëm për misionet ndërkombëtare të vëzhgimit vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre. Sipas kreut të PD, vetëm opozita mund të vepronte kështu, ndërsa veprimi i ministrit tregon se në Shqipëri partia dhe shteti janë bërë një dhe zgjedhjet ishin vetëm një farsë. “Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar...