Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Nga Rashela Shehu (DW) Në Shqipëri për gjashtë muaj zhvillohen zgjedhjet lokale. Shpallja e datës së zgjedhjeve erdhi pak pas miratimit të reformës territoriale. Ekspertët: Paqartësi ligjore, rrezik kontestimi dhe provë për standardet e BE-së. Të premten e 30 tetorit, në një Shqipëri të përfshirë nga një valë protestash, Presidenti Bajram Begaj thirri partitë politike në Presidencë. Por në vend të një tryeze për situatën e tensionuar në vend, në agjendë ishte caktimi i datës së zgjedhjeve vendore. Partitë opozitare e refuzuan në bllok ftesën, duke i cilësuar konsultimet formale. Pas takimit, Begaj dekretoi 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore. Pikëpyetje për përfaqësimin politik Zgjedhjet e 9 majit do të jenë të parat që zhvillohen pas reformës së re administrativo-territoriale, e cila ka...
Burimi:
kohajone.com