No Image Available

HARTA E RE TERRITORIALE/ RAMA: U ZBULUAN EDHE DUART E PISTA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të hartës së re administrativo-territoriale, duke e cilësuar atë një tjetër shtysë drejt modernizimit të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë komentoi votimin që zgjati deri pas mesnate, si dhe debatet e kundërshtitë politike që shoqëruan procesin. Rama nuk kurseu as mesazhet për kundërshtarët politikë, duke iu referuar asaj që i cilësoi si “duar të pista”, të dukshme dhe të padukshme, të cilat, sipas tij, janë zbuluar tashmë. “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë...