Harta e re territoriale në ‘dorën’ e Kuvendit, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet, shtohen 6 qytete

Harta e re territoriale në ‘dorën’ e Kuvendit, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet, shtohen 6 qytete

pamje nga mbedhja e Komisionit të Ligjeve TIRANË-Projektligji i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, me votimin në parim nga Komisioni i Ligjeve, tashmë kalon seancës plenare të 8 tetorit. Drafti i cili parashikon bashkimin e 15 bashkive, duke e ulur numrin e tyre nga 61 në 46 bashki, një ndryshim tjetër bëhet edhe në numrin e qyteteve, duke e çuar 77 qytete. Komisioni ka miratuar propozimet e socialistit Ermal Pacaj për t’u dhënë statusin e qytetit disa zonave të tjera. Konkretisht, në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe, Kastrati do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, statusin e qytetit do ta marrë edhe Bushati. Po ashtu ndryshime ka edhe në qarkun e Dibrës, ku në Bashkinë Mat, e cila me hartën e...