Alarm për konsumatorët shqiptarë! Mbi 400 mijë tonë drithëra e grurë hyjnë çdo vit, por pa kontroll? KLSH: S’ka pajisje
TIRANË- Mbi 427 mijë tonë drithëra hyjnë çdo vit në Shqipëri, por siguria e tyre mbetet në pikëpyetje, pasi rezulton se nuk garantohet nga një sistem kontrolli i pajisur dhe funksional. Problematikat janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim që mbulon vitet 2020–2025. "Kategoritë kryesore të drithërave që hyjnë në vendin tonë janë: mielli, gruri për njerëz, gruri për kafshë, misri për njerëz, misri për kafshe, elbi, thekra dhe drithëra të tjerë. Për periudhën objekt auditimi 2020 – 2025 në Pikat e Inspektimit Kufitar janë lejuar të futen mesatarisht 7591 ngarkesa me drithëra të ndryshme, ose rreth 427,422 ton mesatarisht", thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar se kontrolli i cilësisë së produkteve ka probleme që nga marrja e mostrave deri te analizimi...
Burimi:
zeri.ai