“Harry Potter” rikthehet me dy libra të rinj për McGonagall dhe binjakët Weasley
Universi i “Harry Potter” do të zgjerohet me dy libra të rinj që do të publikohen nga shtëpia botuese Bloomsbury në shkurt të vitit 2027, duke sjellë histori dhe ilustrime për disa nga personazhet më të dashura të sagës së famshme. Librat e rinj janë pjesë e serisë Pocket Potters dhe do t’u kushtohen profesoreshës Minerva McGonagall dhe binjakëve Fred dhe George Weasley. Botimet synojnë veçanërisht lexuesit e rinj, por pritet të tërheqin edhe koleksionistët dhe adhuruesit e botës magjike të krijuar nga J.K. Rowling. Libri Pocket Potters: Fred and George, i ilustruar nga Helen Brady, do të përqendrohet te aventurat e binjakëve Weasley në Hogwarts, shakatë e tyre të famshme dhe shpikjet që i bënë të njohur. Ai do të trajtojë edhe largimin e...
Burimi:
kultplus.com