Burimi:
Vizionplus.tv

Hapja e grupkapitujtve të dytë me BE, Begaj: Hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE
👁7319
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave. Në reagimin e tij Begaj thekson se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit. Begaj bën thirrje që Shqipëria duhet të vazhdojë përpara me shumë përkushtim dhe përgjegjësi deri në anëtarësimin në BE. “Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Begaj.