Hapja e grup-kapitullit të 2 të negociatave BE-Shqipëri, Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm

Hapja e grup-kapitullit të 2 të negociatave BE-Shqipëri, Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ishte Konferenca e 4-rt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt në Bruksel, që vendosi hapjen e grup-kapitullit të 2-të. “Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet sociale. Këtë të hënë konferenca e 4-rt ndërqeveritare...
Burimi: Javanews.al