Burimi:
Sot.com.al

Hapja e fushatës së PS, ironizon Berisha: 12 yjet e BE-së janë zyrtarët e burgosur socialistë
👁2598
Në reagimin e tij të fundit në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar ashpër fushatën elektorale të Partisë Socialiste, e cila u çel zyrtarisht sot në sheshin Skënderbej nën sloganin: “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS.” Përmes një fotomontazhi ironik, Berisha ka vendosur fotografitë e disa ish-zyrtarëve socialistë të dënuar apo të hetuar nga drejtësia, në vend të 12 yjeve të Bashkimit Evropian, simbolikë që ishte përdorur në skenografinë e PS-së, ku secili yll përfaqësonte një nga 12 qarqet e vendit. Sipas Berishës, ky është “realiteti i vërtetë i rilindjes”, ku përfaqësimi i...