Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hapi dyert për shqiptarët në ’90, ish-ambasadori gjerman Werner Daum gjendet i pajetë në një hotel në Durrës
Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ka ndërruar jetë në një hotel në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve diplomati 82-vjeçar ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Daum kishte mbërritur në vendin tonë para pak ditësh, teksa mori pjesë edhe në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë. Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist. Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.