Hapet “Stacioni Kulturor”, hapësira e re për art dhe komunitet në Prishtinë
29 September, 2026 - 12:27 Organizata “Artpolis” ka hapur në Prishtinë hapësirën e re kulturore “Stacioni Kulturor”, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për artistët dhe komunitetin. Hapja u zhvillua më 28 shtator, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve “FemArt”. Hapësira është konceptuar si një vend ku gjatë gjithë vitit do të organizohen shfaqje teatrore, ekspozita, performanca, punëtori, rezidenca artistike, diskutime dhe aktivitete të ndryshme për komunitetin. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili vlerësoi punën e bërë për krijimin e kësaj hapësire dhe kontributin e regjisores Zana Hoxha në jetën kulturore të qytetit. Drejtoresha e “Artpolis” dhe “FemArt”, Zana Hoxha, tha se “Stacioni Kulturor” do të jetë një...
Burimi:
kultplus.com