Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Hapet muzeu etnografik në Memaliaj – Kultura dhe trashëgimia në qendër të vëmendjes
Prej dy muajsh, qyteti i Memaliajt ka një tjetër arsye për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve: çeljen e Muzeut Etnografik, një hapësirë e re kulturore që ruan dhe përcjell trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës. Me dhjetëra objekte të mbledhura nga familjet vendase që nga veshjet tradicionale, veglat e punës, deri te orenditë e shtëpive të dikurshme. “Jemi munduar që ta pasurojmë me orendi shtëpiake, me veshje popullore dhe çdo ditë po e pasurojmë ende me gjëra të reja. Disa prej tyre i kemi siguruar vetë dhe disa prej tyre në bashkëpunim me etnografët e zonës apo dhe të tjerë....