Hapen për herë të parë arkivat otomane në Malin Atos

Hapen për herë të parë arkivat otomane në Malin Atos

bulimet e para kundërshtojnë narrativën historike – dëshmojnë marrjen në mbrojtje nga sulltanët dhe Perandoria Otomane të këtij vendi të shenjtë të komunitetit ortodoks Nga Ruben Avxhiu Mali Atos, Mali i Shenjtë i Ortodoksëve, që ndodhet në Greqi, e që funksionon si njësi vetëqeverisëse, përmban në arkivat e tij dokumente që janë thesare për të njohur këtë pjesë të botës në vitet e Mesjetës. Një nga pasuritë më pak të njohura e të studjuara të këtyre arkivave janë mijëra dorëshkrime të periudhës otomane. Të ruajtura në formën e tyre origjinale, në gjuhën otomanishte të vjetër, ato përmbajnë dokumente zyrtare të kohës, fermane sulltanesh plot zbukurime e me kaligrafinë e monumentale të asaj kohe. Përfshijnë dekrete, dokumente pronash, vendime gjyqesh etj. Data e këtyre dokumenteve fillon...