Hamilton kërkon ndjesë për garën në Singapor: Provova diçka ndryshe për të fituar, por gabova strategji

Hamilton kërkon ndjesë për garën në Singapor: Provova diçka ndryshe për të fituar, por gabova strategji

Gjatë periudhës së “Virtual Safety Car” në garën e fundit të Formula 1, në Singapor, ekipi i Ferrari i thirri të dy pilotët, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, në bokse për të ndërruar gomat, por britaniku preferoi të qëndronte në pistë. Pas garës, 7 herë kampioni i botës nuk u ndje mirë dhe nuk mori pjesë në aktivitetet me median. Shefi i ekipit, Frederic Vasseur, deklaroi se Hamilton e kishte humbur hyrjen në bokse, por nga këndvështrimi i tij, ishte e qartë se britaniku donte të ndiqte strategjinë e tij, i bindur se ajo ishte fituesja. Hamilton dha deklarata të tjera në rrjetet sociale, krahas atyre të publikuara nga Ferrari pas garës së Singaporit. Piloti britanik mori përsipër të gjithë përgjegjësinë për një strategji që...