Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin
Fundjava e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 solli jo vetëm spektakël në pistë, por edhe emocione të forta jashtë saj. Ndërsa pista shënoi një duel dramatik mes McLaren-it të Lando Norris dhe Oscar Piastri-t, dhe u pa talenti i të rinjve si Gabriel Bortoletto krahas veteranit Fernando Alonso, vëmendjen më të madhe e tërhoqi një emër i zakonshëm: Lewis Hamilton. Piloti britanik i Ferrarit, i zhgënjyer thellë pas një gare kualifikuese të dobët, reagoi me fjalë të ashpra ndaj vetes: “Jam i padobishëm. Ferrari ka nevojë për një pilot tjetër”. Këto deklarata, të bëra të shtunën, ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në Formula 1 dhe te ‘Kokëkuqja’. Pas garës, ku Hamilton nuk arriti të përmirësonte pozicionin dhe mbeti jashtë zonës...