Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi: Netanyahu po vendos kushte të pamundura për një marrëveshje
Një zyrtar i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardaëi, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po vendos kushte të pamundura për të penguar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza. Ai theksoi se Netanyah po refuzon të angazhohet për disa elementë të marrëveshjes që ai tashmë i kishte miratuar në të kaluarën, raporton Haaretz. Në kanalin e tij në Telegram, Mardawi shkroi se kryeministri po këmbëngul në lirimin e vetëm dhjetë pengjeve, në vend që t’i lirojë të gjithë menjëherë. “Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje”, shkroi Mardawi.