Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Haki Stërmilli, shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar
Haki Stërmilli, shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar – Nga Saimir Kadiu Saimir Kadiu 100 vjet më parë lindi Shërbimi Sekret Shqiptar. Ahmet Zogu dekretoi Haki Stërmillin (shkrimtarin e njohur të viteve 30′), më 16 janar 1923 si Sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe me 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Lartë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924. Ai është shefi i parë i Shërbimit Sekret Shqiptar. U largua përfundimisht pas largimit të Ahmet Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Në jetëshkrimin e tij zyrtar (të bërë nga regjimi komunist) ai na është paraqitur si kundershtar i Zogut dhe...