Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Hakeruan e-mailet e SPAK, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest me burg” për Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni
Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit, dy të akuzuarit për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK. Të akuzuarit kërkuan heqjen e masës arrest me burg shpallur ndaj tyre në prill të këtij viti, ndërsa kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni e Sokol Binaj vendosën rrëzimin e kërkesës së tyre. Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve. Sipas SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë tentuar që të hakerojnë edhe emailin e kreut të institucionit, Altin Dumanit, por nuk ia kanë dalë....