Burimi:
Top-Channel.tv

Hakeri 15-vjeçar ndërhyn në e-mailet dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore, vihet nën hetim/ Sekuestrohen laptopë, celularë dhe një dron
👁2738
Një 15-vjeçar ka arritur të ndërhyjë në e-mailet dhe faqet zyrtare të disa prej institucioneve shtetërore në vend. Ai është vënë nën hetim, pasi u identifikua pas një muaji hetime. I mituri banues në Vlorë dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore, duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme. Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht:...