Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hakerat iranianë sulm kibernetik, reagon Bashkia e Tiranës: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin e madh kibernetik në vitin 2022, ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë. Ky grup i sofistikuar hakerësh pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve, organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit. Në faqen online të Bashkisë ofrohet edhe shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte...