Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hajdari sërish mbrohet në heshtje për rastin e rezervave shtetërore
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. “Zonja Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, zonja Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në Prokurori për këtë çështje”, tha për Radion Evropa e Lirë zyrtarja për komunikim në Prokurorinë Speciale, Arbnora Luta....