H.H.HASAN EF.KADUKU – HOXHË, HAFIZ, HAXHI – MJEK I DHËMBËVE…

H.H.HASAN EF.KADUKU – HOXHË, HAFIZ, HAXHI – MJEK I DHËMBËVE…

Haxhi, hafiz Hasan Kaduku nga Shkodra (1865-1948), ishte një personalitet i veçantë. Ishte i biri i Ismail (Mala) Kadukut, tregtarit të njohur në pazarin e qytetit të Shkodrës, burrit të ndershëm, dijedashës dhe patriot. Djemtë e Ismail Kadikut ishin shkolluar në shkollat fetare në Stamboll, por edhe në shkolla (fakultete) tjera.  Hasani ishte vëllau i madh prej tre djemëve të Ismail Kadukut. . Hasani që në moshë të re kishte shkuar në Stamboll për shkollim dhe ishte vendosur te daja i tij Fetah Lini. Atje merrte mësime nga dijetarë të kohës dhe nisi ta mësojë Kur’anin përmendësh (për t’u bërë hafiz). Por, me qenë se i kishin rënë dhëmbët e parë, nuk mund t’i shqiptonte si duhet fjalët arabe sipas ‘texhvitit’, që kërkojnë shqiptim shumë...