Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gyökeres zbulon prapaskenat e merkatos: Oferta nga Italia? Po, por gjithmonë kam dashur Arsenalin
Në ditën e tij të parë si lojtar i Arsenalit, Viktor Gyökeres nuk fshihet pas diplomacisë. Londra ishte gjithmonë destinacioni i ëndrrave. Pavarësisht interesimit konkret nga Juventusi, Manchester United dhe ofertave të majme nga Lindja e Mesme, sulmuesi suedez e kishte marrë vendimin pa asnjë dyshim. “Kisha oferta shumë të mira, edhe nga Anglia dhe Italia, – ka treguar ai, – por që në fillim ndjeva se Arsenali ishte ajo që doja. Nuk ishte një zgjedhje e vështirë”. Në moshën 27-vjeçare, Gyökeres zbarkon në Premier League pas dy sezoneve brilante me Sporting Lisbona dhe përfaqësuesen e Suedisë, me gati 100...