“Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

“Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

Arsenali ia doli që të afrojë në merkato sulmuesin e njohur Gyokeres. Lojtari i londinezëve, William Saliba ka  vlerësuar në maksimum Gyokeres-in, në një intervistë të dhënë së fundmi. “E dimë sa i mirë është ai, sa e frikshme është të luash kundër tij.” “Kur përballesh me një sulmues që shënon gola, duhet të jesh i përqendruar, por tani ai është në ekipin tonë dhe do të shënojë për ne, kështu që kjo është mirë. Sigurisht, jam shumë i lumtur se ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje dhe trofe”- tha Saliba.