Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi
E diela e kësaj fundjave që lamë pas shënoi një fluks turistësh në Portin e Vlorës. Në dy tragetet që mbërritën nga Brindizi u regjistruan 1236 pasagjerë, ndërkohë trageti i tretë i ardhur pasdite e çoi numrin e pasagjerëve që zbritën në portin e Vlorës më shumë se 2 mijë. “Kjo për mua është hera e tretë që vij në Vlorë. Më pëlqen shumë të pushoj këtu”, shprehet një turiste. Muaji gusht duket se ka nisur me ritme të larta në Vlorë, duke përmbushur pritshmëritë për një sezon turistik të mbushur me vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Autoritetet portuale...