“Gurë të hedhur” dhe kritika/ Adriatik Kupi largohet, Sadleva Bodo merr drejtimin e burgjeve
Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, i cili e mori detyrën më 1 prill. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Bodo ka mbajtur më herët pozicionin e këshilltares së Aida Hajnajt, ish-drejtoreshë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe të Joni Ketës, drejtuesit aktual të BKH-së. Dorëheqjen, Adriatik Kupi e njoftoi përmes një postimi në Facebook. Ai e cilësoi periudhën në drejtimin e sistemit penitenciar si të vështirë, duke përmendur kritika dhe kundërshtime gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e largimit. “Ka pasur edhe kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë”, u shpreh Kupi, duke shtuar se për disa çështje koha...
Burimi:
ntv.al