Guler dhe Mbappe me gola spektakolarë, Real Madrid e mbyll në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Sevilla (video)
18 Tetor 2026 21:53 Telesport Real Madrid është duke fituar 2-0 ndaj Sevilla, pas pjesës së parë, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë në La Liga. Sfida në “Santiago Bernabeu” u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një asisti fantastik të Yan Diomande, ishte Arda Guler që gjeti golin me një goditje të fuqishme me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 37-të, ishte radha e Kylian Mbappe për të shënuar një supergol, pas një asisti nga Jude Bellingham. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për madrilenët. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al