Burimi:
Telesport.al

Guardiola “nuk fshihet”: Sezoni ynë ka qenë katastrofë, por mund të kishte shkuar edhe më keq
👁7709
Në konferencën për shtyp të mbajtur dje, Pep Guardiola bëri një analizë të sezonit aktual të Manchester City, pa i fshehur vështirësitë e hasura. “FA Cup” është trofeu i vetëm i mbetur për t’u synuar, pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve, rrëshqitjes në kampionat dhe eliminimit nga “Carabao Cup”. I përballur me shumë dëmtime, trajneri spanjoll, në prag të ndeshjes me Crystal Palace, deklaroi: “Gjithmonë të dëmtuar, gjithmonë të dëmtuar… Ka qenë kështu gjatë gjithë sezonit, por jemi përshtatur. Nëse shikoni pozicionin tonë aktual, është një katastrofë, por mund të kishte shkuar edhe më keq. Jam vërtet i...