Grurë i lirë serb dhe bukë me ngjyrues, çfarë fshihet pas miellit që konsumojmë?
Buka që konsumojmë çdo ditë mund të mos ketë gjithmonë përbërjen që pretendohet. Miell me parametra të ulët cilësorë që përdoret për prodhimin e bukës, produkte të errësuara artificialisht për t’u shitur si bukë e zezë dhe rreziqe që lidhen me ruajtjen e grurit. Këto janë disa nga problematikat që ngrihen nga sektori i përpunimit të drithërave në Shqipëri. Një pjesë e konsiderueshme e grurit që furnizon tregun shqiptar vjen nga Serbia, e cila renditet ndër burimet kryesore të importit. Sipas të dhënave të përmendura nga eksperti i drithërave, mbi 60% e grurit për konsum njerëzor vjen nga ky shtet. Por vendi i origjinës nuk është shqetësimi kryesor. Vëmendja, sipas ekspertit, duhet të përqendrohet te cilësia e lëndës së parë që blejnë fabrikat shqiptare dhe...
Burimi:
gijotina.com