Grupkapitulli i fundit i negociatave me BE/ Elisa Spiropali: Do arrijmë objektivin deri në 2030-n

Grupkapitulli i fundit i negociatave me BE/ Elisa Spiropali: Do arrijmë objektivin deri në 2030-n

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të Brukselit, për hapjen e negociatave për grupkapitullin e pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ky vendim së bashku me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare që do të mbahet në shtator, “përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave”. Spiropali shton se Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht “paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të...