Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë
Enti Federal Gjerman i Kriminalistikës (BKA) konstaton një kërcënim në rritje nga krimi i organizuar në Gjermani. Në raportin vjetor mbi krimin e organizuar për vitin 2025, i cili u prezantua në Berlin, thuhet se gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 683 procedura hetimore, niveli ky më i lartë që prej vitit 2021. Edhe numri i personave të dyshuar u rrit me më shumë se 13 për qind, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Nga 7.988 persona të dyshuar që u identifikuan gjatë vitit të kaluar, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 persona me shtetësi polake. Transformim i thellë Shefi i BKA-së, Holger Münch, theksoi se krimi i organizuar po pëson një transformim...
Burimi:
gijotina.com