Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gruaja që ndihmoi në deshifrimin e shkrimit të fiseve Maja
Kjo është Tatiana Proskouriakoff, një grua e jashtëzakonshme, kontributi i së cilës në deshifrimin e shkrimit të Majave ishte vendimtar. Këtu ajo duhet të ketë qenë rreth 20 vjeç. Tatiana lindi në Siberi, në vitin 1909. Në vitin 1916, babai i saj u transferua në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur blerjen e armëve për qeverinë e Carit. Pas Revolucionit Rus, familja mbeti përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Tatiana studioi arkitekturë dhe u diplomua në vitin 1930 (në periudhën e krizës së vitit ’29). Nuk kishte punë për arkitektë, por ajo ishte shumë e aftë në vizatim dhe u punësua...