Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gruaja e Isco kritikon ashpër “Chicharito”: Deklaratat e tua janë sek*izëm i vjetruar, i dhunshëm dhe sistematik
Futbollisti meksikan Javier Hernández, i njohur si “Chicharito”, është vënë në qendër të një polemike të fortë për shkak të deklaratave të tij të fundit rreth burrërisë dhe rolit të grave në shoqëri. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai u shpreh: “Gra, ju po dështoni. Po e zhdukni burrërinë duke e kthyer shoqërinë në një ndjeshmëri të tepruar”. Deklaratat e tij nuk u ndalën me kaq: “Përqafoni energjinë tuaj femërore duke u kujdesur për familjen, ushqyer, pritur, shumëzuar (lindur fëmijë), pastruar, mbajtur shtëpinë, që është vendi më i çmuar për ne burrat. Mos kini frikë të jeni...