Gruaja dhunon sistematikisht burrin në Korçë, policia e procedon penalisht

Gruaja dhunon sistematikisht burrin në Korçë, policia e procedon penalisht

Një 29-vjeçare u procedua nga komisariati i policisë së Korçës pas denoncimit të bashkëshortit të saj. Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga bashkëshorti, i cili ka deklaruar para oficerëve të policisë se bashkëshortja e tij e dhunonte psikologjikisht. Dhuna sipas tij ka qenë sistematike gjatë muajve të fundit, ndërsa sipas burimeve të CNA bëhet me dije se arsyet lidhen me motive të dobëta. Mësohet se 29-vjeçarja ushtronte dhunë psikologjike për faktin se bashkëshorti i saj ishte i papunë dhe ishte vetë ajo që kujdesej për shtëpinë. Arsyet ekonomike e shtynë të renë që për një periudhë disamujore të grindej me bashkëshortin e saj, i cili u pajis gjithashtu edhe me urdhër mbrojtjeje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori: -ku filloi...